Fjalë Kyçe

Isa Mustafa pèrkujton Fadil Feratin

Isa Mustafa pèrkujton Fadil Feratin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar nënkryetarin e kësaj partie njëherit ish-kryetar i Istogut, Fadil Feratin në 10 vjetorin e vdekjes.

“Fadilin, është e vështirë ta përkufizosh me disa fjali ngase personaliteti i tij shumëdimensional ngërthente në vete vlera humane, patriotike e emancipuese për shoqërine dhe shtetin tonë. Ai i shërbeu vendit, si kryetar Komune, si nënkryetar i LDK-së dhe si njeri me virtyte të larta morale e politike”.

“Në të gjitha zgjedhjet ku ai garoi dëshmoi pjekuri dhe maturi prej intelektuali duke u treguar i afërt me qytetarët dhe problemet e tyre të përditshme, andaj edhe fitoret dhe popullariteti i tij nuk ishin të rastësishme”.

“Ikja e hershme e Fadilit për në amshim ishte një zbrastirë e pa zëvendësueshme për familjen në radhë të parë, pastaj për rrethin ku jetonte dhe natyrisht LDK humbi njërin nga kolosët e saj.

Duke kujtuar burra si Fadil Ferati, LDK mbetet e motivuar që të punojë edhe më shumë në lartësimin dhe realizimin e misionit të shtet-ndërtimit, në të cilin Fadili kishte dekada jete e pune që po kontribuonte. Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Feratit! Kujtimi për të qoftë i përjetshëm!”, thuhet në deklaratën e Mustafës, transmeton Klan Kosova.