Isco Alarcon është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Pasi Real Madrid është i gatshëm të heq dorë nga Isco Alarcon, shumë klube janë vënë pas tij.
Chelsea, Manchester City, Juventus, ndërsa tash së fundmi në garë është futur edhe Interi për spanjollin.
Isco e pranon largimin nga Real Madrid, ndrysa këta të fundit kërkojnë 100 milionë euro nga shtija e tij.
Klauzola e spanjollit është 700 milionë, ndërsa madrilenët e dinë se atë shumë nuk do ta paguajë askush.
Kështu, ata kanë vendosur një çmim më të arritshëm, ndërsa Manchester City dhe Chelsea po i prijnë garës.