Fjalë Kyçe

Isco drejt Man Cityt

Isco drejt Man Cityt

Derisa statusi i tij vazhdon të mbetet i paqartë te Real Madrid, Isco po lidhet me një kalim në Premierligë te skuadra e Manchester Cityt.

Asi spanjoll po kalon momente aspak të mira në ‘Santiago Bernabeu’, duke mos qenë zgjidhja e parë e trajnerit Santiago Solari.

Është bashkëvendësi i tij, Mikel Arteta që po kërkon transferimin e Iscos në futbollin anglez.

‘El Chiringuito TV’ raporton se Arteta po kërkon me ngulm transferimin e Iscos te Manchester City, përcjell ‘lajmi.net’.

Përveç Arteta, Isco pëlqehet edhe nga trajneri Pep Guardiola, që nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për mesfushorin.