Në merkaton e verës Chelsea mund të humbasë yllin e ekipit Eden Hazard, i cili mund të transferohet te Reali i Madridit.
Por nga “Los Blancos” në janar te ‘Blutë’ e Londrës mund të afrohet një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Iscon i cili me marrjen e drejtimit të Realit nga ana e Santiago Solarit po gjen shumë pak hapësira në formacion pasi nuk preferohet nga trajneri argjentinas.
Me shumë gjasa mesfushori me tipare sulmuese do të ndërrojë skuadër që në janar dhe Isco në dritaren e ardhshme të merkatos mund ti bashkohet pikërisht Chelsea-it të Sarrit.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze klubi i rusit Roman Abramovich është gati të ofrojë 75 milionë euro për kartonin e Iscos, i cili ka kontratë me “Los Blancos” deri në verën e vitit 2022.
Edhe pse te Reali nuk dëshirojnë të privohen nga një lojtar që zotëron cilësi të jashtëzakonshme, dëshira e mesfushorit spanjoll për tu larguar mund të jetë përcaktuese në këtë operacion merkatoje.