Fjalë Kyçe

Ish-asistenti i Contes, trajner i Vushtrrisë

Ish-asistenti i Contes, trajner i Vushtrrisë

Klubi i futbollit, Vushtrria, ka bërë të ditur se Antonio Toma është kryetrajner i ri i ekipit. Klubi që shkarkoi ditë më parë Bekim Shotanin, ka prezantuar sot ish-asistentin e trajnerit të njohur italian Antonio Conte.

56-vjeçari Toma më 2009/10 ishte bashkë me Conten pjesë e ekipit të Atalantas në Serie A.

Ndërkohë, si trajner ai ishte pjesë e grupmoshave U19 te Lecce në Itali, ndërsa e udhëhoqi edhe ekipi A të Lecces në 13 ndeshje në Serie C më 2013, para se të kthehej sërish te grupmoshat e reja.

Vushtrria e ka cilësuar si kapitull të ri për klubin, nënshkrimin me një trajner të huaj për herë të parë në histori.