Granit Cana ishte një ndër banorët më të komentuar të “Big Brother VIP”. Kjo pasi në fillim pati një afrimitet të madh me Fifin, saqë u duk sikur kishte diçka mes tyre.
Së fundmi, ai ka publikuar një video në TikTok përmes së cilës ka treguar nëse është në një romancë dashurie apo jo.
“Meqë shumica prej jush janë të interesuar të dinë nëse Graniti është në një lidhje ose jo, doja ta zbuloja me të gjithë ju që, Po. Graniti është në lidhje. Këtu me mua është edhe e dashura ime.” thotë ai teksa tregon shtangat e palestrës.