Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Nezir Çoçaj ka njoftuar se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se nuk do të jetë më as votues i thjeshtë i kësaj partie.
“Lamtumirë PDK-ë! Nga sot e tutje nuk do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie”, ka shkruar Çoçaj.
Nuk dihen arsyet e largimit të tij nga ky subjekt.