Fjalë Kyçe

Ish-deputeti rrëfen përvojën e tij me coronavirus: Humba 20 kg dhe në disa momente edhe vetëdijen

Ish-deputeti rrëfen përvojën e tij me coronavirus: Humba 20 kg dhe në disa momente edhe vetëdijen

Një nga ish-depupetët e infektuar me Covid ishte edhe Fatmir Toçi. Ish-deputeti socialist ka rrëfyer ditën e sotme përvojën e tij me coronavirusin që e la për 45 ditë në spital dhe 10 ditë të tjera në shtëpi.

Ai i shëruar tashmë ka dhënë një intervistë sot ku tregon se si pasojë humbi edhe 20 kilogram.

Në një intervistë me ‘Skype’ në ‘neës 24, Toçi tregon se aktualisht është më mirë, por është në fazën e rikuperimit, periudhë që sipas tij zgjat një deri në tre muaj. Ai tregon se gjatë trajtimit në spital ka humbur 20 kg dhe cili ishte gabimi fatal që mund t’i kishte kushtuar edhe jetën, nëse nuk do kërkonte trajtim spitalor.

“Kam 5 javë që kam dalë nga spitali, ndonëse nuk jam në gjendje normale për një jetë me aktivitete të zakonshme. Pasi le spitalin, Covid ka një periudhë tjetër që nuk është shumë e shkurtër që zgjat 1-3 muaj ku pacienti kërkon të rehabilitohet pas një qëndrimi të gjatë në spital.

Ndihem më mirë, por kam humbur 20 kg gjatë kohës në spital. E kam rimarrë veten, por jo aq sa duhet. Kam bërë gabim fatal në fillim pasi kur u informova se isha infektuar, kur bëra një skaner, vendosa ta kaloja në kushtet e shtëpisë. Është e pamundur në këtë fazë trajtimi në shtëpi. Mund të them se kur mësova për infektimin, mushkëritë e mia ishin 30% të prekura.

Gjatë qëndrimit tim në shtëpi, për 10 ditë virusi u përhap në 70% të mushkërive. Pra ky ishte gabimi im i madh, që vendosa të mos e trajtoj direkt në spital. Nuk besova se mund të diskutohesha a do jetoja apo jo.

Ditët e para të spitalit dhe drejtuesit e spitalit më çuan në reanimacion për 3 javë dhe ka patur momentet të mosfunksionimit normal të vetëdijes. Më pas u riktheva në jetë dhe pak gjëra mbaj mend”, tha ish deputeti socialist.