Fjalë Kyçe

Ish-deputetja e Nismës, Shukrije Bytyqi i bashkohet AAK-së

Ish-deputetja e Nismës, Shukrije Bytyqi i bashkohet AAK-së

Ish-deputetja e Nismës Socialdemokrate, Shukrije Bytyqi, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar i është bashkuar ish-deputetja Shukrije Bytyqi.

“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi.

Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë.

Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë!.