Fjalë Kyçe

Ish e dashura kërcënon ish-ambasadorin e BE-së në Shqipëri, arrestohet në Itali

Ish e dashura kërcënon ish-ambasadorin e BE-së në Shqipëri, arrestohet në Itali

Policia italiane ka arrestuar skenaristen e RAI TV, 41-vjeçaren Valentina Pizzale, pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe shantazhuar ish-ambasadorin e BE në Shqipëri, Ettore Seuqi.

Mediet italiane raportojnë se 41-vjeçarja i ka bërë ish-ambasadorit një telefonatë natën vonë, duke i thënë “Do t’i tregoj të gjitha dhe do të të shkatërroj”. Ky është vetëm një ndër mesazhet dërguar politikanit Sequi, i cili është bërë pjesë e kabinetit të qeverisë italiane, prej muajit shtator.

Më tej, mediat italiane shkruajnë se vitin 2017 Ettore Sequi dhe skenaristja kishin pasur një lidhje të shkurtër, por që ishte mbyllur shpejt. Ai kishte tentuar ta mbante larg vëmendjes publike tensionin që pasoi këtë mbyllje të raportit, por u detyrua të denonconte, pas kanosjeve të vazhdueshme që i bënte gruaja. Ajo donte që ai të vijonte raportin, gjë që Sequi nuk e donte më.

Situata ishte bërë kritike në kohen kur Sequi u kthye nga Pekini dhe u vendos në Rome dhe çështja mori rrugën ligjore. Ndërkohë, raportohet se pas arrestimit skenaristja 41-vjeçare është lënë në arrest shtëpie.