Fjalë Kyçe

Ish-futbollisti i Llapit sot prezantohet te ekipi ri

Ish-futbollisti i Llapit sot prezantohet te ekipi ri

Remzifaik Selmani është rikthyet në Tetovë, por kësaj rradhe për ti mbrojtur ngjyrat e Renovës dhe jo Shkëndisë, klubi me të cilin ishte në kontratë, bën të ditur “InfoSport.mk”.

Sulmuesi tetovar kësisoj rikthehet në folenë e vjetër nga ku verën e vitit 2017-të ishte transferuar te skuadra hungareze e Ujpesht. Te kjo skuadër qëndroi për një vit të plotë për tu rikthyer më pas te Shkëndija.

Edhe pse erdhi si përforcim i bujshëm për sulmin “kuqezi”, ai nuk arriti që të bind, me ç’rast gjysmësezonin e dytë të edicionit të kaluar u huazua te Llapi.

Pas 6 muajve ai u rikthye sërish te Shkëndija, mirëpo vetëm sa për të shkëputur kontratën, me ç’rast tashmë si futbollistë i lirë i bashkohet Renovës.