Fjalë Kyçe

Ish-gjyqtari spanjoll: Barcelonës iu mohua një penallti kundër Liverpoolit

Ish-gjyqtari spanjoll: Barcelonës iu mohua një penallti kundër Liverpoolit

Barcelonës i është mohuar një penallti në fillim të ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Liverpoolit në Camp Nou, sipas ish-gjyqtarit spanjoll Juan Andujar Oliver.

Në një tentim për ta ndalur Lionel Messin në zonë, qendërmbrojtësi Matip u duk se ia ndërroi me dorën drejtimin topit, por gjyqtari i ndeshjes nuk dha penallti pas një çereku lojë.

Barcelona ishte duke fituar 1:0 pas pjesës së parë falë golit të Luis Suarezit në minutën e 26-të, por katalonasit mendojnë se u dëmtuan më herët në takim.

Këtë mendim e ndan edhe ish-gjyqatri Oliver, i cil tha për Marca se prekja e Matip ishte e qëllimshme dhe duhet të
akordohej penallti.

“Ishte penallti sepse dora e Matip nuk ishte në pozitë natyrale, ishte prekje e qëllimshme”, tha Oliver për Marca. /Gazeta Alo