Fjalë Kyçe

Ish-komandanti i forcave amerikane për Evropë i reagon djalit të Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Ish-komandanti i forcave amerikane për Evropë i reagon djalit të Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Ish-komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Ben Hodges e ka cilësuar gabim tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Hodges ka kundërshtuar paralajmërimin e senatorit amerikan David Perdue, i cili duke komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mosmarrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës ka thënë se Amerika duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Ideja e tij u përkrah edhe nga djali i Donald Trump, i cili tha se “ka ardhur koha për kthimin në shtëpi të trupave amerikane”.

Ish-komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Ben Hodges ka shpërndarë këtë postim duke shkruar se kjo do të ishte gabim ngase KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon, shkruan Reporteri.net.

“Do të ishte gabim… KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon. Tërheqja e tyre tani, para se të zbatohen marrëveshjet, do të ishte njëjtë me tërheqjen e startuesve në mesin e çerekut të katërt, pak para se të kaloje në epërsi”, ka thënë ai.