Ish kryeministri turk Ahmet Davutoglu, dikur aleat i ngushtë i presidentit Recep Tayip Erdogan, ka aplikuar të enjten për të krijuar një parti politike.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Davutoglu, 60 vjeç, shërbeu si kryeministër nga viti 2014 deri në viti 2016, përpara se të “ndahej” me Erdoganin.
Në fillim të këtij viti, ai ka bërë kritika ndaj presidentit dhe menaxhimit ekonomik të AK-së (AKP) dhe i akuzoi ata për frenimin e lirive themelore dhe fjalës së lirë.
Një burim i afërt me Davutoglu, shkruan Gulfnews, tha se ish-kryeministri aplikoi të enjten në Ministrinë e Brendshme për të formuar partinë e tij të re dhe se ai do ta njoftojë zyrtarisht atë në një konferencë shtypi në Ankara të premten.
“Ai do të njoftojë parimet e partisë së tij dhe do të japë informacione mbi anëtarët themelues”, ka thënë burimi.
Davutoglu njoftoi dorëheqjen e tij nga AKP në shtator, duke thënë se nuk ishte më në gjendje të zgjidhë problemet e Turqisë dhe nuk lejoi më debat të brendshëm.
Dorëheqja e tij erdhi dy muaj pasi ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan dha dorëheqjen nga AKP, duke përmendur “dallime të thella”.