Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur mesditën e sotme (24 shkurt) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Nuk dihet arsyeja e thirrjes së Roshit në SPAK, por kujtojmë që ai është kallëzuar disa vite më parë nga KLSH për disa tendera në kohën kur ai drejtonte bashkinë e Kavajës.
Kujtojmë që GJKKO me një vendim të datës 28 Mars 2024, urdhëroi që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalonte Prokurorisë së Posaçme.
GJKKO ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Durrësit për pushimin e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut të PS.
Kujtojmë që një vit më parë Prokuroria e Durrësit kërkoi pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, por Gjykata e Posaçme vendosi që çështja t’i kalojë SPAK.