Fjalë Kyçe

Ish-kryetari i Junikut lë politikën, bëhet avokat

Ish-kryetari i Junikut lë politikën, bëhet avokat

Ish-kryetari i Junikut, Agron Kuçi pas aktivitetit të tij 20 vjeçar në politikë, si kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës në këtë komunë, ka lënë politikën dhe i është kthyer profesionit të tij të juristit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kuçi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq !

Pas një pune mbi 20 vjeçare në detyra të ndryshme shtetërore në institucione të Republikës së Kosovës, kam nisur rrugëtimin tim profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve !

Për mua ka qenë përgjegjësi, nderë dhe privilegj të kem qenë pjesë e institucioneve dhe proceseve të rëndësishme në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të insitutcioneve të Republikës së Kosovës.

Andaj, detyrën e Avokatit, si devocion profesional në drejtësi i bazuar në parimet dhe vlerat e përgjegjësisë institucionale, etike dhe qytetare, do të vazhdoj ta ushtroj me dinjitet, ndërgjegje i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Njëherit Ju njoftoj se zyra ime gjendet në Gjakovë.