Fjalë Kyçe

Ish-lojtari i Bayernit dhe Milanit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ish-lojtari i Bayernit dhe Milanit në stadiumin  “Fadil Vokrri”

Se ndeshja Kosova-Danimarka ka zgjuar interesim të madh tregon edhe fakti se si bashkëkomentator i kësaj ndeshjeje për televizionin danez është edhe ylli i futbillit të këtij shteti, Brian Laudrup.

Përveç medieve vendore, edhe ato daneze janë pozicionuar në tribunën përkatëse para ndeshjes.

Brian Laudrup ka luajtur për shumë klube gjatë karrierës, veçuar Milanin, Chelsean e Bayern Munichun.

Ai është vëllai i legjendës së Real Madridit e Barcelonës, Michael Laudrup.