Fjalë Kyçe

Ish-ministri i Tregtisë: Shqetësuese ngritja e çmimeve, Qeveria të ndërmarrë një hap

Ish-ministri i Tregtisë: Shqetësuese ngritja e çmimeve, Qeveria të ndërmarrë një hap

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë që është shqetësuese rritja e çmimeve të produkteve ushqimore që po ndodhë në Kosovë.

“Jemi duke i përcjellë me shqetësim ditëve të fundit – ngritjen e çmimeve. Ne e kuptojmë që pandemia ka ndikuar edhe në shtetet më të zhvilluara pra tek zhvillimi ekonomik,  por kjo që po ndodhë tek në është vërtetë  shqetësuese, për faktin që tregtarët ose disa prej tyre janë duke e keqpërdorur pandeminë dhe mungesën e disa produkteve apo rritjen e çmimeve që konsideroj një pjesë e tyre mund të jenë të arsyeshme, por jo çdo produkti t’i ngritet çmimi”.

Krasniqi në një intervistë në Info Magazine në Kan Kosova, tha që gjithashtu brengosëse sipas tij, është që Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë deri tani.

“Është shqetësuese dhe qeveria deri tash se ka bo asnjë hap. Konsideroj që Qeveria përmes dhe akterëve dhe sektorëve të saj duhet të intervenojë gjithsesi dhe të ndikojë tek bizneset apo të inspektojë bizneset dhe produktet që kanë një ngritje enorme dhe jo të arsyeshme të çmimeve”.

“Qeveria mendoj që nuk ka faj, por kjo ka ndodhur dhe ata duhet të vendosin një ekuilibër të çmimeve – jo çdo produkti t’i ngritet çmimi. Për momentin nuk është faktor mungesa e produkteve, por po ndodhë diçka tjetër dhe shteti duhet të intervenojë dhe të vendosë një ekuilibër të çmimeve të disa prej produkteve”.

Tutje Krasniqi e ka quajtur ‘qesharake’ deklaratën e kryeministrit Kurti lidhur me ngritjen e çmimeve.

“Qeverisë i bie barra që të merr masa dhe është qesharake që një kryeministër ta thotë atë që nuk mund t’ia lejë fajin ndikimit nga shtetet e tjera “që po ndikohemi dhe po vjen ngritja e çmimeve. Mendoj që Kurti e ka thënë në afekt një deklaratë të tilë, pa një konsultim me ekspertat nëse ka të tillë në qeverinë e tij. Secili shtet i ka dikasteret përkatëse që merren me rregullimin e tregut”, u shpreh Krasniqi.