Fjalë Kyçe

Ish-pjesëtari i UÇK-së – Qeverisë Kurti: Nuk e kemi rrogën 4 mijë euro me ble një thes miell 30 euro

Ish-pjesëtari i UÇK-së – Qeverisë Kurti: Nuk e kemi rrogën 4 mijë euro me ble një thes miell 30 euro

Ish-pjesëtari i UÇK’së, Ridvan Tahiri, i cili është i njohur për publikun, ka reaguar ndaj Qeverisë Haradinaj duke thënë se janë vetë ata që po bëjnë panik tek qytetarët në lidhje me koronavirusin, pasi që po kërkojnë që qytetarët të qëndrojnë mbyllur, derisa ata nuk i kanë siguruar fare atyre ushqim dhe gjëra të tjera.

Në Kosovë deri më sot janë paraqitur 21 raste pozitive me koronavirus dhe për ta parandaluar përhapjen e kësaj pandemie janë marrë një sërë vendimesh, ku njëra nga to edhe mbyllja e lokaleve, kafiterive dhe restoranteve.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës, çdo ditë apelon tek qytetarët që të qëndrojnë brenda dhe të mos dalin fare për jashtë për shkak të rrezikut të infeksionit me koronavirus.

Problem tjetër në këtë situatë ka qenë edhe problemi për miell në Kosovë, ku radhë të shumta janë parë në fabrikat e miellit për shkak të mungesës së tij, derisa kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka mjaftueshëm rezerva.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Rivdan Tahiri i njohur me nofkën Riki, ka thënë se Qeveria po bën panik vet te qytetarët dhe se nuk ka rezerva për ta.

”Panik e pisiqik jeni duke shkaktuar ju pushtetarët, duke i thënë popullit mos dilni, rrini mrena, izolohuni. Çka ka për të ngrënë ai brenda? Ku janë rezervat shtetërore?”, është shprehur ai.

Tutje Tahiri ka thënë se bizneset po i rrisin çmimet dhe nuk po i kontrollon askush.

”Dil menaxhoni situatën, kapni bizneset për fyti. Nuk e kemi na rrogën 3 apo 4 mijë euro që me ble një thes miell 30 euro. Një kilogram limon po kushton tri euro. Çka po don panik ma të madhe se mos me pas bukë me hanger”, ka thënë ai.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Ridvan Tahiri në Facebook me anë të një video.