NK Celik nga Zenica është skuadra e re e ish-gardianit të Kosovës, Adis Nurkovic.
Nurkovic është prezantuar me fanelën e ekipit boshnjak pasi kompletoi transferimin nga FK Tuzla ditë më parë.
Interesant fakti është se ai u prezantua me një fanelë që barte numrin 7, sigurisht jo numri që do ta bartë ‘gardiani’ me pasaportë kosovare.
Ai ishte paraqitur në kualifikueset për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, teksa kishte zëvendësuar në portë Samir Ujkanin në ndeshje ndaj Turqisë në “Loro Boriqi” (1-4).
Kujtojmë që Nurkovic, 33 vjeçarë për një edicion ishte pjesë e Flamurtarit nga Vlora.