Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka treguar se ka rezultuar pozitiv me Covid.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai thotë se gruaja e tij ka dalë negative dhe bën thirrje tek të tjerët që, përkundër uljes së rasteve, të jenë të vëmendshëm dhe të vaksinohen dhe me dozat shtesë.
“Sapo dola pozitiv për COVID. Kam disa ditë që kam dhimbje fyti, por përndryshe ndihem mirë. Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe kemi marrë edhe dozat përforcuese dhe ajo ka rezultuar negative. Është një kujtesë e mirë që, edhe kur rastet zvogëlohen, duhet të vaksinoheni nëse nuk e keni bërë tashmë, për të ndihmuar në parandalimin e simptomave më serioze dhe shpërndarjen e COVID te të tjerët”, ka shkruar Obama.