Fjalë Kyçe

Ish-presidenti i Realit zbulon arsyen e largimit te Zidane-s nga Madridi

Ish-presidenti i Realit zbulon arsyen e largimit te Zidane-s nga Madridi

Roman Calderon, ish-presidenti i Realit të Madridit ka folur për herë të parë pas ikjes së Zinedin Zidan nga stoli i ekipit të “Los Blancos”.

Calderon ka qenë në krye të kampionëve të Europës nga viti 2006 deri në vitin 2009. Ai ka zbuluar prapaskenën dhe të vërtetën se pse tekniku francez, pas një suksesi të jashtëzakonshëm me Realin, vendosi që të largohet nga pankina e madrilenëve.

“Zidane dëshironte të mbante Cristiano Ronaldon në ekip dhe shitjen e Garet Bale, ndërsa Florentino Perez bëri të kundërtën. Presidenti nuk e dëgjoi trajnerin, i cili vendosi të largohej”, zbulon Calderon.