Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, do të vijë nesër në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ku sipas njoftimit të zyrës së këtij të fundit, takimi do të mbahet në orën 11:00.
Ndërkohë, nuk është bërë akoma e ditur nëse ish-presidenti kroat, që është një mik i madh i kosovarëve, do të ketë takime edhe me liderë të tjerë të vendit.
Stipe Mesiq është presidenti i fundit në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, para se ajo të shpërbëhej, dhe ishte shumë i zëshëm kundër politikës shtypëse ndaj Kosovës.