Maria Bamieh që ka ushtruar funksionin e prokurores në EULEX do të flasë sot në një konferencë për media në Kosovë. Britanikja kishte denoncuar korrupsionin në misionin më të madh të BE-së në Kosovë për Rend dhe Ligj, EULEX.
Bamieh para disa ditësh ka rënë dakord për një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për t’i marrë 423 mijë funta.
Maria Bamieh, pretendoi se gjatë tetë viteve të fundit se Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dështoi t’i ofrojë mbështetje pasi ajo u përpoq të ekspozonte bashkëpunimin e mundshëm midis zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.