Fjalë Kyçe

Ish-reprezentuesi kosovar ka nënshkruar kontratë me Manchester Cityn

Ish-reprezentuesi kosovar ka nënshkruar kontratë me Manchester Cityn

Sinan Bytyqi ka qenë njëri nga futbollistët më të talentuar të Kosovës.

Sulmuesi nga Prizreni ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt, por pas problemeve shëndetësore ai u detyrua ta lë karrierën.

Pas kontrolleve mjekësore te City, u konstatua se Sinani kishte probleme me zemër, ndërsa në atë kohë u rikthye në Austri te familja e tij dhe për afër një vit priti një vendim përfundimtar nëse do t’i lejohej të luante futboll ose jo, por që në fund mjekët i treguan se nuk mund të luaj.

Bytyqi tani është duke punuar te City si përcjellës i talenteve, por ai tani ka marrë një rol edhe më të mirë nga kampionët e Anglisë.

“Tung njerëz, jam i gëzuar me të vërtetë për të ndarë disa lajme të mëdha!”

“Mbarova diplomimin për (zbulim talentësh), pasi kam marrë një rol të ri si shef i zbulimit të talenteve për Manchester Cityn në rajonin e Austrisë dhe Zvicrës”.

“Po shikoj përpara për këtë sfidë të re dhe nuk mund të pres për të filluar”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij në Instagram.

24-vjeçari ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Austrisë, ndërsa në vitin 2016 ishte grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës, por pa arritur të debutojë me fanellën verdh e kaltër.