Ish-mundësi nga Korça, Petrit Dushku, ka ndërruar jetë.
Sportisti i mirënjohur shqiptar ka humbur betejën dhjetëditore me virusin Korona, shkruan “Zeri.info”.
Në karrierën e tij Dushku kishte fituar medalje me skuadrën e Skënderbeut, derisa kishte qenë edhe kampion në peshat e lehta.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Tonin Frroku.
“Lamtumirë Petrit Dushku! Komuniteti i mundjes korçare dhe jo vetëm ka humbur një nga mundësit më të njohur të peshave të lehta. Të lehtë dheun, miku im!”, shkruan Frroku.