Fjalë Kyçe

Ish-trajneri i PSG-së do të marrë drejtimin e Kosovës

Ish-trajneri i PSG-së do të marrë drejtimin e Kosovës

Alain Giresse pritet të jetë selektori i ri i Kombëtares së Kosovës.

Burime të Klankosova.tv marrin vesh se Giresse do të zyrtarizohet brenda dy ditësh te kombëtarja e Kosovës.

Francezi karrierën si trajner e ka filluar te skuadra e Toulouse, për të vazhduar më pas te Paris Saint-Germain, Far Rabat, ndërsa më pas ka drejtuar kombëtare si Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegalin dhe Tunizinë.