Fjalë Kyçe

Ish-trajneri italian i Lirisë emërohet selektor i kësaj kombëtare (FOTO)

Ish-trajneri italian i Lirisë emërohet selektor i kësaj kombëtare (FOTO)

Ish-trajneri i Lirisë së Prizrenit, italiani Vicenzo Alberto Annese është emëruar selektor i kombëtares së Belizit, raporton Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i cili është prezantuar në kombëtaren nga CONCACAF.

“Unë jam një trajner që më pëlqejnë sfidat dhe që nuk e njoh frikën. Një sfidë e re përpara vetës”, ka thënë Annese.

34 vjeçari drejtoi Lirinë e Prizrenit për disa ndeshje në pranverë, ndërkohë që tashmë ndërron komplet kontinentin për ta vazhduar karrierën e tij.

Fotografia e Vincenzo Alberto AnneseKombëtarja e Belizit është e rankuar në vendin e 166-të në FIFA dhe është pak e njohur në kontinentin amerikan.

Annese zëvendëson kështu selektorin polak Richard Orlowski në këtë pozitë.