Ish-ushtari i “Batalionit Atlantiku” të UÇK-së, Uk Lushi, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai tha se ka kaluar Atlantikun për të kaluar një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.
Ish-ushtari i UÇK-ë thotë se proceset gjyqësore po përcillen me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, derisa thotë se ka besuar se Gjykata Speciale do t’i shpallte të pafajshëm njerëzit e UÇK-së përmes një procesi fer.
“Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë. Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer, njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë”.
“Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedent. Beteja në Hagë është betejë për mbrojtjen e interesit nacional. Haga duhet të na bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim. Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.