Fjalë Kyçe

Ishi i Interit dhe Atleticos: “Koha për një aventurë të re”

Ishi i Interit dhe Atleticos: “Koha për një aventurë të re”

Diego Godin do të lërë Cagliarin në afatin kalimtar të janarit.

Këtë e ka konfirmuar vet lojtari, i cili s’mund të durojë më shumë për problemet e shumta që e kanë kapluar klubin dhe bashkë edhe atë.

“Do të largohem nga Cagliari në janar. Ka ardhur fundi pas shumë problemeve, jam duke shikuar për një tjetër zgjidhje. Brenda 10 ditësh do të flas për klubin e ri”, tha ai, përcjell express.

Godin ka qenë shtylla e Atleticos për shumë vite duke ndihmuar të ngritët në nivelin që është sot, derisa ka luajtur edhe me Interin.