Fjalë Kyçe

Ishte duke çmontuar skele, rrëzohet punëtori

Ishte duke çmontuar skele, rrëzohet punëtori

Një person është lënduar në Prizren dje pasdite, pasi që është rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke çmontuar skele.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ëhstë dërguar për tretman mjekësor.

“Një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke i çmontuar disa skele. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Alo/