Fjalë Kyçe

Ishte infektuar me koronavirus, ndërron jetë kosovari që po jetonte në Gjermani

Ishte infektuar me koronavirus, ndërron jetë kosovari që po jetonte në Gjermani

Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka shkruar se ky është një lajm i trishtë, duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, shkruan lajmi.net.

Haziri thotë lajmi i mirë është se Gjilani ka filluar me lehtësimin e masave në ekonomi.

Ky është postimi i tij i plotë:

#Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve.

Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare.

Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye

për kurrëfar paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!