Fjalë Kyçe

“Ishte ndarja më e keqe e jetës time”, këngëtari i njohur shpërthen në lot kur kujton ish të dashurën

“Ishte ndarja më e keqe e jetës time”, këngëtari i njohur shpërthen në lot kur kujton ish të dashurën

Charlie Puth ka rrëfyer se kënga më e re, e titulluar “That’s Hilarious” flet për atë që e përshkroi si ndarjen më të keqe të jetës së tij. Ai u emocionua teksa fliste për projektin e ri në një video që publikoi në TikTok, ndërsa nuk mundi të mbante dhe lotët.

“Jam shumë i emocionuar që kënga do të dalë, por sa herë që e dëgjoj, kthehem në një kohë që ishte vërtet, vërtet, vërtet sfiduese në jetën time”, tha këngëtari. Kantautori 30 vjeçar shpjegoi se viti 2019 kishte qenë viti më i keq i jetës së tij.


Megjithëse nuk përmendi emrin e ish partneres, marrëdhënia e këngëtarit me modelen dhe yllin e popit, Charlotte Lawrence përfundoi në vitin 2019, transmeton abcnews.“Kurrë nuk u thashë njerëzve se çfarë më ndodhi dhe dhimbjen që kalova me ndarjen më të keqe të jetës sime në vitin 2019.

Unë thjesht doja ta hidhja pas krahëve dhe thjesht të filloja nga e para dhe të rrethohesha me njerëz më të mirë.” vazhdoi ai duke shtuar: “Kjo është kënga më e vështirë që më është dashur të krijoj ndonjëherë, dhe jam shumë i emocionuar që ta dëgjoni”.