Fjalë Kyçe

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 37 vjeçari në Fushë-Kosovë

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 37 vjeçari në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës sot ka bërë të mundur arrestimin e një personi i cili ishte në kërkim nga Policia.

Arrestimi i tij është bërë rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë, njofton Policia e Kosovës.“G. R, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës me dy vite e gjashtë muaj.

I njëjti pas arrestimit është proceduar më tej për përmbushje të dënimit, konform urdhër arrestit të gjykatës” thuhet në njoftimin e Policisë.