Ka nisur takimi i parë i Bordit Këshillues për Covid-19 që nga themelimi ditëve të fundit
Bordi udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka, ndërsa në takim është pjesëmarrës edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
Po ashtu në takim përveç anëtarëve të bordit, janë edhe dy ish-ministrat e Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe Ferid Agani.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ditë më parë kishte njoftuar se bordi do te ftonte 4 ish-ministrat e fundit në takim, por që sot nuk janë parë dy të fundit Arben Vitia i LVV-së dhe Uran Ismaili i PDK-së.