Fjalë Kyçe

Ismajli thotë se PDK e bëri Hardinajn Kryeministër, por nuk do ta votojë edhe për President

Ismajli thotë se PDK e bëri Hardinajn Kryeministër, por nuk do ta votojë edhe për President

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur rreth kandidaturës së Ramush Haradinajt për president, e cila, sipas Ismailit, është e parakohshme.

Ismaili ka thënë se partia e tij karshi Haradinajt e ka treguar veten, kur është emëruar Haradinaj si kryeminstër.

“Kërkesa e Haradinajt për president është e parakohshme, në PDK asnjëherë nuk është diskutar për Haradinajn”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

“Zgjedhja e presidentit për neve nuk është jetë o vdekje, kur t’i vijë koha PDK’ja do të tregojë qëndrimin e saj”, ka deklaruar Ismaili.

“Ne si PDK e kemi treguar veten kur e kemi emëruar Haradinajn si kryeministër”, është shprehur ai.