Fjalë Kyçe

Ismet Beqiri thotë se LDK-së nuk i takon posti i Presidentit

Ismet Beqiri thotë se LDK-së nuk i takon posti i Presidentit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri ka folur për zgjedhjen e pasuesit të Hashim Thaçit në Presidencë.

Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koalicioni duhet të punojë pak më ndryshe për të qenë i qëndrueshëm. “Nuk mendoj se zotin Hoti e bënë kryeministër më pak të fuqishëm nëse konsultohet me zotin Haradinaj. Përkundrazi e bënë më të fuqishëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se Hoti ka marrë sugjerime që të ketë konsultime më të shpeshta me partnerët e koalicionit. Nënkryetari i LDK-së ka thënë se megjithatë bisedimet kanë ndodhur që në të kaluarën të mos ndodhin probleme të tilla. Ai ka thënë se ndryshimi i shpeshtë i qeverive dëmton vendin.

Duke folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, Beqiri thotë se Haradianaj nuk e ka shantazhuar LDK-në kur ka shprehur dëshirën për të qenë president, por thotë se ai nuk ka mbulesë kur e kërkon një pozitë të tillë. Beqiri megjithatë thotë se edhe partisë së tij nuk i takon posti i presidentit.

“Nuk është punë vullneti nëse LDK dëshiron ta ketë postin e Presidentit. Ai post nuk na takon…Tri institucionet kryesore nuk mund t’i ketë një parti”.

Beqiri thotë se nëse njëra nga partitë aktuale opozitare nuk merr pjesë në zgjedhjen e presidentit vendi shkon në zgjedhje.