Fjalë Kyçe

Ismet Munishi flet për përballjen, Mali i Zi – Kosova

Ismet Munishi flet për përballjen, Mali i Zi – Kosova

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi ditën e premtë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020.

Trajneri i njohur Ismet Munishi në një prononcim për Gazetën Alo ka folur për këtë përballje tejet të rëndësishme.

“Do të jetë ndeshje e veshtirë.
Duhet te jemi optimist dhe të luajmë me shumë vetbesim sikur kundër Bullgarisë”, ka thë Ismet Munishi.

Munishi më tej ka folur edhe për rrezikun kryesor për Kombëtaren e Malit të Zi.

“Rashica, Muriqi dhe Zeneli, janë në formë fantastike”, ka deklaruar trajneri Ismet Munishi.

Mali i Zi – Kosovë luhet nesër (e premtë) në Podgoricë me fillim nga ora 20:45.