Fjalë Kyçe

Ismet Munishi ka disa fjalë për presidentin e Gjilanit!

Ismet Munishi ka disa fjalë për presidentin e Gjilanit!

Gjilani është njëri ndër ekipet më stabile në elitën e futbollit kosovar falë biznesmenit Florim Zuka, i cili nuk ka kursyer asgjë që kur mori frenat e klubit kuq e bardh dy vite më parë.

Fjalë të mira për presidentin Zuka foli edhe trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi, i cili ishte i ftuar në emisionin “90 Plus” në “Zëri TV”.

“Gjilani është në këtë situatë tani e dy vite dhe me të vërtetë është një çudi e madhe, pasi që në krye të klubit kanë një kryetar shumë korrekt. Një president të cilin e njohin të gjithë për nga korrektësia, por rezultatet po ju mungojnë. Organizimi në atë klub është i shkëlqyer, por nuk e di se ku qëndron problemi”, deklaroi Munishi.

Kujtojmë që Munishi një kohë ka punuar edhe te rivali i përjetshëm i Gjilanit, te Drita dhe kaloi gjithashtu një aventurë të mirë te bardhekaltërit.