Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi duke folur per ndeshjen ndaj Dritës e quajti ‘zezak’ sulmuesin e Dritës, shkruan GazetAlo.
Nwabueze. Bylbyl Sokoli i kërkoi te tërheq fjalën dhe të thotë ‘futbollist me ngjyrë’ e Munishi menjëherë kërkoi falje.
Pasi kërkoi falje në emision, Munishi kërkoi falje edhe nepërmjet një postimi në Facebook.
“Sonte në Duelin Sportiv në RTV Dukagjini kam bërë një gabim rreth një fjale të përdorur i cili ishte gabim gramatikor dhe për të cilin i’u kërkoi falje atyre që janë prekur e më së shumti futbollistit në fjalë. Jemi këtu për sport dhe jo për deklarata që ta lëndojmë dikë. Andaj kërkoj mirëkuptim sepse rrallë herë ndodh që ta lêndoj dikë qëllimisht e as sot nuk ishte qëllimi i tillê. Respekt”, ka shkruar Munishi. GazetaAlo.