Fjalë Kyçe

Ismet Munishi këtë rival e sheh me një këmbë në Superligë

Ismet Munishi këtë rival e sheh me një këmbë në Superligë

Pasi stinori pranveror i Ipko Superligës së Kosovës në futboll filloi gjatë këtij vikendi që lamë pas, tani radha është që të fillojë edhe Liga e Parë.

Liga e Parë këtë edicion ishte mjaft interesante gjatë stinorit vjeshtor, por edhe më interesant pritet të jetë gjatë stinorit pranveror.

Vushtrria, Besa, Dukagjini, Vitia dhe Vëllaznimi janë skuadrat që ndodhen në pesë pozitat e para në tabelë dhe pritet ta vazhdojnë garën e ashpër për të sigurar një vend për daljen në Superligë.

Në një prononcim për Gazetën Metro, trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, ka folur për objektivat e skuadrës gjakovare, e që objektiv për ta mbetet dalja në Superligë, por gjasat janë edhe për dalje në Evropë, për shkak se janë ende në garë për të fituar Kupën e Kosovës.

”Ne jemi përgatitur mjaft mirë, besojmë fuqishëm që do ti arrijmë objektivat tona. Atmosfera në skuadër është në mes të fantastikës dhe fenomenales, kemi fond mjaft të mirë dhe shumë kualitetativ të futbollistëve për arritjen e qëllimeve”.

Më tej, Munishi tregoi se kush janë rivalët kryesor në garën për dalje në Superligë, sipas tij Vushtrria tashmë është me një këmbë në Superligë.

“Rival janë Besa, Dukagjini i Klinës, Vitia, ndërsa Vushtrria mendoj se me një këmbë është në Superligë”, deklaroi Ismet Munishi.

Ndryshe, Vëllaznimi ndodhën në pozitën e pestë me 29 pikë, me vetëm dy pikë më pak se pozita e katërt dhe nëntë pikë më pak se lideri i tabelës, Vushtrria.