Fjalë Kyçe

Ismet Munishi me parashikim interesant në garën për titull

Ismet Munishi me parashikim interesant në garën për titull

Trajneri i skiadres së Vëllazimit, Ismet Munishi, beson se Ipko Superliga e Kosovës do të vazhdojë të jetë edhe më interesante në vazhdim drejt mbylljes së tij.

Ai paralajmëron edhe befasi.

“Skuadrat nga vendi i katërt e poshtë po luftojnë që t’i ikin pozitave që dërgojnë në barazh, përjashtuar Ferizajn dhe Lirinë që pothuajse kanë rënë nga Superliga”, u shpreh Munishi në emisionin “Favorit” në T7.

“Tri skuadra po luftojnë për titullin kampion: Feronikeli, Llapi e Prishtina. Do të jetë kampionat shumë i ngushtë. Cila do të ketë qetësinë dhe formën momentale, do të triumfojë në fund”.

Ndër të tjera, Munishi tha se parashikon ende befasi në Ipko Superligë, që pritet të jetë e zjarrtë pasi diferenca mes Feronikelit e Prishtinës dhe Llapit, është pesë pikë.