Fjalë Kyçe

Ismet Munishi rrëfen aventurën te Vëllaznimi, tregon pse u largua nga klubi gjakovar

Ismet Munishi rrëfen aventurën te Vëllaznimi, tregon pse u largua nga klubi gjakovar

Aventura e dytë te Vëllaznimi i Gjakovës nuk doli ashtu siç e kishte menduar Ismet Munishi, i cili aktualisht është i papunë.

Tekniku i njohur kosovar është rikthyer të flas për aventurën e tij te klubi gjakovar, derisa ka sqaruar edhe arsyet e largimit të tij në emisionin “90 Plus” në Zëri TV.

“Kemi bërë një skuadër jashtëzakonisht të mirë, kemi bërë paraqitje të mira. Determinuese ka qenë humbja nga Trepça’89 në Kupë”, tha Munishi në “90 Plus”.

“E kam parë që edhe kryesia nuk ka qenë këmbëngulëse që unë të vazhdoj në klub. Por, Vëllaznimi ka ende gjasat për inkuadrim në Superligë”, shtoi Munishi.