Fjalë Kyçe

Ismet Munishi tregon favoritin e përballjes, Gjilani – Drita

Ismet Munishi tregon favoritin e përballjes, Gjilani – Drita

Superderbi i IPKO Superligës së Kosovës, ndërmjet KF Gjilanit dhe KF Dritës do të zhvillohet sonte me fillim të orës 20:00.

Derbi i ‘Anamoravës’ është nga më të zjarrtit në futbollin shqiptar por dhe në Ballkan, për shkak të rivalitet të madh që kanë këto dy skuadra.

Para këtij dueli që zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Drita ka pozitë dukshëm më të mirë në renditje.

Bardh e kaltërit janë në vendin e katërt me 44 pikë, kurse Gjilani është i gjashtë me dhjetë pikë më pak.

Insporti ka kontaktuar me trajnerin e mirënjohur, Ismet Munishi, për dhënë mendimin e tij për këtë derbi. Kujtojmë se Munishi ishte trajner i Dritës për më shumë se një vit.

Ai për këtë derbi e ka cilësuar skuadrën kampione si favorite për të fituar tre pikët.

“Momentalisht Drita është në gjendje më të mirë, më në formë, është pa ngarkesë, ka një skuadër më të kompletuar. Por, është derbi dhe gjithçka mund të ndodh”, deklaroi Munishi për Insportin.

Për Dritën kjo ndeshje është prestigjin, ndërsa për Gjilanin është ‘jetë-vdekje’ për t’iu shmangur barazhit.