Fjalë Kyçe

Ismet Munishi tregon skuadrën e vetme pa krizë në futbollin kosovar

Ismet Munishi tregon skuadrën e vetme pa krizë në futbollin kosovar

Ismet Munishi ka komentuar ndeshjen ndërmjet Flamurtarit e Feronikelit, që u zhvillua në fundjavë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Munishi: Kjo është skuadra e vetme pa krizë në futbollin kosovar
April 2, 2019

Ismet Munishi ka komentuar ndeshjen ndërmjet Flamurtarit e Feronikelit, që u zhvillua në fundjavë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i skuadrës së Vëllaznimit që garon në Ligën e Parë, në rolin e analistit e komentoi përballjen ndërmjet Flamurtarit dhe Feronikelit.

Në kryendeshjen e xhiros së 24-t, Flamurtari e Feronikeli u ndanë baras 0:0, duke e rihapur kështu garën për titull në Superligë.

Sipas Munishit, Feronikeli është skuadra e vetme në IPKO Superligë, të cilën deri tani nuk e ka kapluar ndonjë krizë.

“Kemi qenë dëshmitarë se edhe Prishtina e ka pasur krizën e vet, në fakt i ka pasur dy kriza Prishtina, fillimin e sezonit të kaluar edhe fillimin e këtij edicioni”, tha Munishi në emisionin ‘Dueli Sportiv’

“Llapi po ashtu ka pasur krizat e veta, si të lojës po ashtu edhe të politikës së klubit, dhe i ka tejkaluar si duket edhe Llapi edhe Prishtina”, shtoi Munishi.

“Feronikeli nuk ka pasur krizë, është e pamundur që një skuadër ta përfundojë sezonin pa ndonjë krizë të vogël, mini-krizë, apo qoftë edhe t’i lidhë dy ndeshje pa pikë të plota”, tha ai.

“Këtë duhet ta theksojmë sepse kjo ndodh në sport. Është e pamundur që një skuadër… vetëm Barcelona ose… i ndodh të humbë një lojë në 15 lojë edhe prapë i fiton këto 15 të tjera”.

Duke e komentuar ndeshjen, Munishi tha se Flamurtari bëri punë të mirë, por se e respektoi shumë skuadrën e Feronikelit.

“Flamurtari e ka bërë detyrën mirë, mendoj që e ka respektuar pak më tepër Feronikelin sepse në disa raste ka mundur ta dënojë, dhe Flamurtari di që një herë në 5 apo 6 xhiro të bëjë ndeshje super të mirë, të mundë edhe Prishtinën me 10 lojtarë, është skuadër që është komponuar shumë rishtazi”.

Trajneri kosovar, për këtë ndeshje e kritikoi sulmin e skuadrës nga Drenasi.

“Sulmi i Feronikelit në këtë ndeshje ishte shumë, shumë inert. Të gjithë, duke filluar prej Astrit Fazliut që nuk bëri ndonjë paraqitje të mirë, që pavarësisht kësaj ai është një super futbollist, është dashur të luajnë pak më mirë. As Kastriot Rexha nuk vinte në shprehje. Kur Kastrioti fillon të organizojë lojën aty në mes të terrenit… Kastrioti është të qëndrojë përpara dhe të presë, është i mirë me kokë, i mirë në përfundim të aksionit, si të kthehet të organizojë lojën… më aty nuk ka bereqet”, përfundoi Munishi.

Skuadra e Feronikelit, pas 24 xhirove në Superligë i prin kampionatit me 56 pikë, tri pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Prishtina.

Flamurtari ndërkaq, me 29 pikë ndodhet në pozitën e nëntë.