Fjalë Kyçe

Ismet Munishi tregon skuadrën favorite për titullin Kampion të IPKO Superligës

Ismet Munishi tregon skuadrën favorite për titullin Kampion të IPKO Superligës

Garë e jashtëzakonshme është duke u zhvilluar në IPKO Superligën e Kosovës kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të kampionatit.

Feronikeli, Llapi dhe Prishtina janë duke bërë një garë të madhe për titullin kampion i Kosovës.

Për këtë garë të jashtëzakonshme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i mirënjohur Ismet Munishi.

Munishi ka thënë se skuadra e Feronikelit ka një përparsi të vogël, por kampioni do të vendoset në xhiron e fundit.

“Feronikli ka pak përparsi, pasi është 2 pikë para dhe e pret në qetsi përballjen në mes të Prishtinës dhe Llapit. Por prap mendoj se titulli do të përcaktohet në gjiron e fundit”, ka deklaruar trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi për Gazetën Alo.