Fjalë Kyçe

Ismet Munishi tregon skuadrën në të cilën ka kaluar momente fantastike

Ismet Munishi tregon skuadrën  në të cilën ka kaluar momente fantastike

Vushtrria, Hajvalia, Drita, Feronikeli dhe Vëllaznimi. Këto janë pesë skuadrat të cilat i ka drejtuar si trajner, Ismet Munishi.

‘Timonieri’ nga Prishtina së fundmi e ka drejtuar Vëllaznimin e Gjakovës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Gjatë emisionit ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Munishi e ka zbuluar skuadrën në të cilën ka kaluar më së miri si trajner.

“Karrierën e kam filluar në Vushtrri ku jemi shpallur kampion dhe aty kam kaluar më së miri. Si me futbollistë, me kryesi edhe pse kemi pasur probleme të mëdha financiare, ashtu edhe me tifozë”, ka thënë Ismet Munishi.

Në pyetjen se a do të rikthehej në këtë ekip, Munishi deklaroi:

“Vushtrria e ka një trajner shumë të mirë si Samuel Nikaj dhe nuk është korrekte që unë të them nëse dua apo jo që të rikthehem në Vushtrri. Këtij ekipi i dëshirojë shumë suksese”, ka deklaruar Ismet Munishi.

Vushtrria është lidere në Ligën e Parë të Kosovës me 60 pikë të grumbulluara, tetë më shumë se Besa që ndodhet e dyta.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur për tu zhvilluar edhe pesë xhiro.