Fjalë Kyçe

Istogu mposht Vëllaznimin, kualifikohet në finale të Kupës së Ligës së Parë

Istogu mposht Vëllaznimin, kualifikohet në finale të Kupës së Ligës së Parë

Istogu ka mundur Vëllaznimin me rezultat 75-74 (20:15, 25:18, 20:22, 10:19), duke u kualifikuar në finale të Kupës së Ligës së Parë.

Çereku i parë ishte interesant, ku istogasit për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë me shifrat 20:15.

Istogasit kanë vazhduar me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, ku më e larta ishte 18 pikë, 37:19, por kuqezinjtë ngushtuan shifrat, ndërsa pjesa e parë me rezultat 45-33.

Skuadra nga Istogu sërish u shkëput në rezultat 56:39, ndërsa skuadra nga Gjakova sërish afron rezultatin në 65:55, sa ishin shifrat pas 30 minutash. Në dhjetë e minutat e fundit u zhvillua dramë e vërtetë.

Liderët e Ligës së Parë afrojnë shifrat minimalisht në 73:72, duke e bërë sfidën shumë interesante, e më pas edhe në 75-74, duke pasur aksionin e fundit, që nuk e realizuan me sukses dhe Istogu u kualifikua në finale ku e pret fituesin e ndeshjes New Basket-Vushtrria, që zhvillohet nesër nga ora 14:00, përcjell telgrafi.

Te Istogu u dalluan Sam Taylor me 16 pikë, tetë kërcime dhe nëntë asistime, Dardan Maxharraj me 15 pikë dhe Shndrit Llapi me 14, kurse te Vëllaznimi u dalluan Bardh Rexha me 15 pikë e 19 kërcime, Atik Koshi me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Besnik Azemi me 17 pikë e nëntë kërcime.