Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do ta pres sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë këtij takimi, do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit nga Ambasada Britanike për Prokurorinë Speciale
“Ju njoftojmë se sot, 23 prill 2024, duke filluar nga ora 09:00, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj do ta pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. Jonathan Hargreaves. Me këtë rast do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit nga Ambasada Britanike për Prokurorinë Speciale”, thuhet në njoftim.