Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, edhe një herë ka refuzuar që ta lejojë zbarkimin e anijeve që mbajnë refugjatë të shpëtuar. Më shumë se 40 persona janë shpëtuar në Detin Mesdhe të hënën.
Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, ka refuzuar që të lejojë një anije me flamur italian që mbante 49 emigrantë të shpëtuar në brigjet e Libisë të zbarkojë në Itali.
Grupi i emigrantëve, përfshirë 12 të mitur, u shpëtua nga grupi humanitar “Mesdheu Shpëton Njerëzit” dhe lundruan në portin më të afërt të Lampedusas në Italinë e Jugut, të rrethuar me anije të rojeve bregdetare Italiane.
Salvini më parë i ka bllokuar anijet e shpëtimit të shteteve tjera, duke lënë disa nga ta të ngujuar në det. Ministri që udhëheq partinë “Liga”, e njohur për retorikë kundër emigracionit, urdhëroi ndalimin e emigrantëve në përpjekje për t’i detyruar vendet tjera anëtare të BE-së të marrin më shumë azilkërkues që arrijnë në Itali.
Organizatat e të drejtave kanë thënë që kriza në Libi bën që emigrantët të mos jenë të sigurt nëse rikthehen.
Roma gjithashtu ka pranuar se shpëtimi i jetëve në det është prioritet, por mbetet në duart e autoriteteve që duhet të binden dhe të mendojnë për vepra që i sjellin emigrantët në Itali.
Italia, me mbështetjen e BE-së, ka trajnuar rojet e bregdetit libian që prej kohës kur anijet në vitin 2017 bartën emigrantë si pjesë e marrëveshjes kontraverse, që ka bërë të ulet numri i emigrantëve që arrijnë në Itali, raporton Deutche Welle, transmeton Gazeta Express.